Mehmetaj në fshatin Grykë: LSI mbështetje për bujqësinë, 200 milonë euro çdo vit

Kandidatja e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit, Kejdi Mehmetaj këtë të hënë është takuar me fermerë të fshatit Grykë të Fierit, ku ka premtuar se për LSI-në bujqësia ka rëndësi dhe do të ketë mbështetje me 200 milionë euro çdo vit. ”Do të bëjmë TVSH 0% për prodhimet bujqësore dhe blegtorale Made in Albania; Pajisja me Kartën e Fermerit me zbatimin e së cilës bëhet zbritja automatike e pagesës së TVSH-së për imputet bujqësore, për rimbursimet dhe subvencionet”,-shkruan Mehmetaj në facebook.

Postimi i plotë

Në fshatin Grykë, Topojë duke diskutuar me fermer Gjergjin dhe Ervin Resuli mbi programin e LSI për bujqësinë. Ne do të japim mbështetje reale për bujqësinë, me një vlerë mbi 200 milion euro çdo vit. Do të bëjmë TVSH 0% për prodhimet bujqësore dhe blegtorale Made in Albania; Pajisja me Kartën e Fermerit me zbatimin e së cilës bëhet zbritja automatike e pagesës së TVSH-së për imputet bujqësore, (plehra kimik, fidanë, fara, naftë), për rimbursimet dhe subvencionet. Së bashku për ta kthyer Shqipërinë, në shtëpinë tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?