Mehmetaj: OSBE mbështet Presidentin, shqiptarët nuk e tolerojë rikthimin e diktaturës

Për ish-deputeten e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, reagimi i OSBE-së që mbështet vendimin e Presidentit Ilir Meta për rikthimin në Kuvend të paketës “Antishpifje”, tregon se kryeministri Edi Rama dhe qeveria atakohen nga vetë ky institucion si shantazhues të medias. Më tej, ajo shton se OSBE-ja, ku qeveria “Rama 2” drejton Presidencën, i jep të drejtë edhe kundërshtimit pothuaj 1-vjeçar të komunitetit të gazetarëve dhe opozitës ndaj kësaj pakete.

Postimi i plotë

A nuk është turp e për të ardhur keq që ndërkohë që qeveria e kryeministri ynë drejtojnë Presidencën e OSBE, atakohen nga vet ky institucion si shantazhues të medias e pengues të lirisë së shprehjes e mendimit?

Reagimi i Zyrës së OSBE për Mediat lidhur me dekretin e Presidentit për ta rikthyer “Paketën Antishpifje” në parlament, jo vetëm mbështet vendimin e Presidentit të Republikës, por i jep të drejtë edhe kundërshtimit pothuaj 1 vjeçar të komunitetit të gazetarëve dhe opozitës ndaj kësaj pakete.

Reagimi i sotëm i zyrës së OSBE për Median nuk është i pari. Shprehimisht ata kanë folur mbi kërcënimet që “Paketa Antishpifje” i sjell medias. Edhe sot ata ritheksuan nevojën që kjo paketë të rishikohet dhe të rishkruhet duke u shqetësuar mbi të gjitha nga gjobat dhe përdorimi i institucioneve shtetërore si vegla presionuese.

“Paketa Antishpifje” e miratuar pak javë më parë nga zyra noteriale e Edi Ramës (kupto Parlamenti i Shqipërisë) nuk do e shohë dritën e diellit. Edhe nëse prap ky akt do noterizohet nga zyrat ilegjitime parlamentare, asnjë shqiptar nuk do e tolerojë zbatimin e tij, sepse asnjë shqiptar nuk mund ta tolerojë rikthimin e diktaturës në vend.

SHKARKO APP