Mehmetaj: Po tani që teatrit me komisione hetimore i erdhi fundi, çfarë  do shpikë rilindja?

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj ka reaguar lidhur me raportin përfundimtar të ekspertëve të Komisionit të Venecias të cilët u vunë në lëvizje nga socialistët për të gjetur shkelje nga ana e Presidentit Ilir Meta për vendimin e tij për të shfuqizuar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve vendore në Shqipëri.

Për Venecian në vendimmarrjen e kreut të Shtetit nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës siç pretendon Qeveria dhe PS-ja.

Nisur nga kjo Mehmetaj në reagimin e saj në rrjetet sociale, shprehet se teatrit me komisione hetimore i erdhi fundi, çfarë tjetër do shpikë rilindja për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga problemet e vërteta.

“Me çfarë do të merren tani Moma Lisat e Taoboon-et?

Komisioni Venecias publikoi sot raportin përfundimtar në lidhje me ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe veprimet e Presidentit.

Lehtësisht kuptohet diferenca e raportit paraprak propagandistik që rilindja nxorri në media, nga raporti zyrtar, që e zeza mbi të bardhë, thotë që Presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje kushtetuese.

Tani që teatrit me komisione hetimore i erdhi fundi, çfarë tjetër do shpikë rilindja për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga problemet e vërteta; nga shteti monist që po instalohet, nga kriza e thellë ekonomike dhe sociale e nga largimi masiv i të rinjve?

Me keqardhje që herë pas here na duhet të biem në vulgun e papagajve të Ramës, vras mendjen me çfarë do të merren tani Moma Lisat e Taoboon-et?”, shprehet Mehmetaj.

SHKARKO APP