Mehmetaj: Qeveria i ka lënë vetëm fermerët, Rama jo vetëm që gënjen, por mendon se qytetarët i besojnë gënjeshtrat e tij

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj duke marrë shkas nga një takim me banorët e fshatit Suk të Rroskovecit, deklaron Qeveria i ka lënë vetëm fermerët e jo më kot ata dalin në protesta, derdhin qumështin e groposin domatet.

Përmes rrjeteve sociale, Mehmetaj shprehet se Edi Rama fantazonte për bujqësinë duke shitur iluzionin se fermerët, falë qeverisjes së tij, kanë sot më shumë kushte e më shumë para se më parë.

Problemi i tij, thekson ish-ligjvënësja e LSI-së, nuk është vetëm që gënjen, por që mendon se qytetarët i besojnë gënjeshtrat e tij.

“Një ditë në Suk, në fshatin e njerëzve punëtor e të papërtuar!

Para dy ditësh Edi Rama fantazonte për bujqësinë duke shitur iluzionin se fermerët, falë qeverisjes së tij, kanë sot më shumë kushte e më shumë para se më parë. Problemi i tij nuk është vetëm që gënjen, por që mendon se qytetarët i besojnë gënjeshtrat e tij.

Ndërsa flisja me fermerët e Sukut dhe kalova me ta një gjysmë dite në sera e stalla, dëgjova prej tyre të gjithë hallet e vështirësitë që kanë, duke nisur nga kostot e larta të karburantit, plasmasit, tubave e hekurave për sera, tek fidanët e inputet e tjera që u duhen. Tek vështirësia për të shitur produktet me çmim të arsyeshëm, tek dëmet që u bën moti i keq etj, etj. E në gjithë këto vështirësi shteti zëre nuk egziston, ata nuk janë të përfshirë në skema subvencionimi, ose edhe ato pak para që marrin nuk u mbulojnë as shpenzimet e detyruara. Qeveria i ka lënë vetëm fermerët e jo më kot ata dalin në protesta, derdhin qumështin e groposin domatet.

Në Sukun e njerëzve punëtor, që me kursimet e emigrimit kanë ndërtuar mbi 80ha sera e mbajne rreth 2500 krerë lopë, kupton se sa shumë punë duhet bërë për ti ndihmuar fermerët e për ti nxitur ata të vazhdojnë të jetojnë e punojnë në Shqipëri. Nga këta fermerë që të tregojnë ligjet e skemat e subvencionimit të Kosovës e Maqedonisë së Veriut, skema që e bëjnë me turp qeverinë Shqiptare, kupton se sa nevojë kanë ata për një qeveri të përgjegjshme, që mendon për ta e jo për ata oligarkë që e kanë mbytur tregun vendas me mish, bylmet, fruta e perime importi. Fermerët nuk duan më premtime boshe, as nuk i pranojnë më ata që kanë patur karriget e nuk u kanë shërbyer sikur edhe një ditë të vetme. LSI ka një probekt konkret për bujqësinë e blegtorinë, me skema të thjeshta e efektive subvencionimi, me vizion të qartë se si e ku duhet investuar në këtë sektor, me buxhet të rritur e mbi të gjitha me përfaqësues që nuk e njohin bujqësinë e blegtorinë nga zyra, por nga terreni”, shprehet në mesazhin e saj, ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj.

https://www.facebook.com/kejdimehmetajLSI/posts/989442888241634

 

SHKARKO APP