Meidani: BE të përshpejtojë zgjerimin në Ballkan

Bashkimi Europian duhet të përshpejtojë procedurat për të pranuar në gjirin e tij vendet e Lindjes si dhe Shqipërinë, deklaroi ish-presidenti i Shqipërisë, njëkohësisht anëtar i Akademisë së Shkencave, Rexhep Meidani gjatë punimeve të Asamblesë së NATO-s sot në Tiranë.

Ai tha se shumë vende të Lindjes kanë marredhënie ekonomike me Rusinë dhe forcimi këtyre marrëdhënieve dobëson influencën e Bashkimit Europian, duke rrezikuar kështu forcimin e Rusisë.

“Bashkimi Europian duhet të vlerësojë mundësinë e përshpejtimit të zgjerimit të saj në Ballkan. Është një proçes mjaft i rëndësishëm. Vendet janë njësi ekonomike që bashkëveprojnë me njëra tjetrën dhe Rusia ka rritur influencën duke forcuar marrëdhëniet ekonomike me vende të ndryshme, prandaj duhet të shqyrtohet situata e përshpejtimit të integrimit, e kundërta forcon Rusinë. Ballkani është një nga pikat kryesore të përplasjes së NATO-s me Rusinë dhe kjo është një argument tjetër që vjen në favor të kësaj problematike”, tha Meidani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?