Meloni pret Ramën: Italia do të mbështesë fuqishëm integrimin e Shqipërisë në BE
Kryeministri Edi Rama u mikprit sot nga homologia e Italisë, Giorgia Meloni. Sa i përket integrimit europian të Shqipërisë, në takim u theksua nga ana e Melonit, se Italia do të vijojë të mbështesë fuqishëm procesin, në të gjitha etapat e tij, ashtu si deri më tani që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.
Kurse zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha se Shqipëria është partnere strategjike dhe shprehu dëshirën që të shoh vendin tonë pjesë të BE-së para 2030.
“Italia e konsideron Ballkanin Perëndimor si prioritet të politikës sonë të jashtme dhe ne jemi absolutisht në favor të anëtarësimit të këtyre vendeve në BE duke filluar nga nga Shqipëria. Shpresojmë që kjo të ndodhë para vitit 2030″, theksoi ai në Farnesina, në një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama.