Mendimi ekonomik përballë politikës, Melisa Cahani një profesioniste që i duhet vendimmarrjes
Melisa Cahani është diplomuar për administrim biznesi në sipërmarrje dhe karriera e saj profesionale i përket kësaj fushe. Një ekonomiste në profesion që ka vendosur të bëhet një zë në Kuvend duke kandiduar nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, me nr. 24 në Tiranë.
Qëllimi? Në fakt është debat i vjetër nëse është politika që dikton ekonominë apo ekonomia politikën. Ajo çka sot ka nevojë vendi janë njerëz profesionistë në fushat e tyre për të “përkthyer” në Kuvend përmes ligjeve eksperiencën e tyre e kësisoj për të sjellë një politikë në shërbim të qytetarëve dhe jo sherrnajave të ditës. Kjo është dhe arsyeja që Melisa kandidon, jo për të bërë politikën e ditës së një besniku partie, por si një qytetarë e thjeshtë dhe profesioniste për të sjellë dhe zbatuar në mënyrë të konkretizuar programin ekonomik.
Objektiv i qartë si një profesioniste është që të mos lërë “fushën e zbrazur” të politikës që të përqëndrohet tek retorika elektorale, në gjëra anësore dhe të parëndësishme, por një perspektivë e qartë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomiko-social. Ka shumë pyetje që kërkojnë përgjigje, dhe falë angazhimit të saj Melisa do të përqëndrohet në çështjet ekonomike: “Si ta ulim nivelin e papunësisë?”, “si të stimulojmë punësimin e të rinjve”, “Sa duhet të jetë për vitet e ardhshme pjesa e PBB për arsimin dhe shëndetësinë?”, “Cili do të jetë motori i ekonomisë?”, “sa duhet ta shtojmë buxhetin për kërkim zhvillimin dhe inovacionet?”, “Cilat janë drejtimet bazë për reformën e pensioneve?” e shumë çështje të tjera që kërkojnë zgjidhje reale dhe jo retorikë politike.
Melisa Cahani vjen si një risi në radhët e profesionistëve dhe jo politikës, dhe ekonomistët janë ata që duhen promovuar dhe mbështetur pasi janë idetë dhe jo interesat e momentin që ndikojnë për mirë apo për keq në zhvillimin tonë.
Për të nuk ka rëndësi numri në renditje më shumë se sa votuesit, që në këto zgjedhje kanë të drejtën të votojnë dhe kandidatin krahas partisë, të jenë të bindur se do të kenë në Parlament një zë të një ekonomisteje e zonja.
Eksperienca e saj 4-vjeçare si drejtuese e grupit të punës për formulimin dhe zhvillimin e politikave dhe programeve si dhe hartimin dhe rishikimin e legjislacionit në funksion të nxitjes së barazisë gjinore, në shoqëri, parandalimit dhe luftës kundër dhunës ndaj grave, përfshirë dhunën në familje, mbrojtjen nga diskriminimi për shkak të orientimit seksual si dhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve e bëjnë znj. Cahani një njohëse të m mirë të kësaj fushe për të luftuar për mirëqënien e shoqërisë, familjes së shëndoshë dhe fëmijëve.
Falë punës së saj prej 7 vitesh me projektet e IPARD e bën një njohëse të mirë të fushës për përdorimin si duhet të fondeve të BE-së në një mundësi të mirë për shqiptarë, për mirëqënien e tyre në sipërmarrje, bujqësi, e fusha të tjera. Një kandidate që falë kësaj eksperience, do të punojë për programin ekonomik të LSI-së, si një zë i fuqishëm në hartimin e politikave në mbështetje të mirëqënies së shqiptarëve.
Melisa Cahani nuk është një përfaqësuese politike, por një prej të gjithë neve, njerëz të thjeshtë, të cilën e gjen çdo ditë në kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët e janë njerëz të tillë që i duhen vendit.