Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Ministria: Në shenjë proteste është thirrur ambasadori rus

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Europës ka reaguar për deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se shqiptarë janë mercenarë në Ukrainë. Kjo sigurisht që ka shkaktuar një polemikë të madhe.

Ministria po ashtu thekson se në shenjë proteste është thirrur ambasadori rus në Tiranë, ku i është kërkuar që të përgënjeshtrohet lajmi.

”MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?