“Meriton përqafimet e të gjithëve për sakrificën e pashembullt”. Manastirliu i uron ditëlindjen Shefes së Spitalit Infektiv

Shefja e Spitalit infektiv, Najada Çomo, feston sot ditëlindjen dhe ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë ajo ndodhet në krye të detyrës në përballjen me koronavirusin.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, uron Çomon në ditën e saj të lindjes, ndërsa shton se ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.

“Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof. Najada!”, shkruan Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?