Merkel “fitore në hije”, e djathta ekstreme sundon për herë të parë në 70 vjet
Angela Merkel ka mbajtur udhëheqjen e saj gjermane, por një parti e djathtë ka hyrë tashmë në parlament për herë të parë në 70 vjet.
Sondazhet për zgjedhjet gjermane kanë zbuluar se zonja Merkel do të mbetet kancelare për të katrën herë, por fitorja e saj është lënë në hije nga partia e ekstremit të djathtë “Alternativa për Gjermaninë” (AFD) që fitoi vendet e para në Bundestag (Parlament federal).
Partia e Bashkimit Kristian Demokratik (CDU) e Merkelit, 33.5 % të votave duke mbetur partia më e madhe në parlamentin gjerman. Partia Social Demokratike (SPD) e udhëhequr nga ish-udhëheqësi i BE Martin Schulz, ka fituar 20 për qind dhe AFD 13.5 për qind.
Në sistemin proporcional të zgjedhjeve Gjermane, kthimi i ulët mund të nxisë partitë më të vogla, siç është Alternativa e Djathtë për Gjermaninë (AFD), duke u dhënë atyre më shumë vende nga numri i njëjtë i votave.
Në zgjedhjet rajonale të këtij viti, konservatorët e Merkelit pësuan pengesa nga AFD-ja, që përfitonin nga pakënaqësia në vendimin e saj për 2015 për të hapur kufijtë gjermanë në më shumë se një milion emigrantë.
Por me çështjen e emigrantëve nën kontroll këtë vit, Merkel ka kapërcyer dyshimet e mëhershme për drejtimin dhe hedhur veten në një orar të fushatës ndëshkuese, duke e paraqitur veten si një spirancë të stabilitetit në një botë të pasigurt.
Merkel, dukshëm më e lumtur, bëri fushatë me bindje: një vendosmëri për të rifutur ekonominë për epokën digjitale, për t’i dhënë fund krizave të ardhshme migruese dhe për të mbrojtur një rend perëndimor të tronditur nga fitorja e Trump në nëntor.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
Fitore ”në hije”, deklarata e parë e Merkelit për mandatin e 4-tër
Merkel, ”kancelare e përjetshme”, ambasadorja: Qasja me Shqipërinë s’ndryshon
Fitorja e Merkelit, Basha: Besimplotë për forcimin e bashkëpunimit
KOHA JONË SONDAZH

