Merkel nuk pret Ramën, Bumçi: Kjo pasi kryeministri do të kapë kushtetuesen dhe zgjedhjet
Për ish-deputetin e PD-së, Aldo Bumçi, Gjermania vendosi disa pika konkrete, ku ndër të tjerash ishin funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Reforma Zgjedhore, që sipas Bumçit, Rama kërkon t’i kontrollojë. Gjermania duket spektike për çeljen e negociatave me Shqipërinë, teska edhe në vizitën e zhvilluar në Berlin, kryeministri Edi Rama nuk u takua nga kancelarja Angela Merkel.
“Gjermania vendosi pika konkrete, janë çështje që çdo vend që duhet të ketë në mënyrë që të çelë negociatat. Duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese. A është kjo një kërkesë e tepërt? Duhert të ishte bërë që vjet. Të kesh 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese është e papranueshme, dhe kushti ka dy vjet që është vendosur zyrtarisht nga Bundestagu. Të kesh Gjykatë Kushtetuese nuk është kërkesë e ekzagjeruar, është abc e një shteti normal, jo e një shteti që pretendon të integrohet në BE. Zvarritja që po i bën kryeministri, Komisioni i Venecias doli me një qendrim shumë të qartë, shumica ka shkelur kushtetutën në një sërë pikash. Këto ishin përpjekje për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Kërkohet një reformë zgjedhore me konsensus. U përshëndet konsensusi i arritur në 5 qershor, për herë të parë e arritur në 7 vite qeverisje të Edi Ramës. Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, u kërkua që t’i qëndrojë 5 qershorit. Me të dy këmbët, me ndryshimet kushtetuese, dhe me propozimet e reja që ka bërë publike, rrëzon të tërësisht marrëveshjen e 5 qershorit. Edi Rama shkeli dhe të vetmen marrëveshje që bëri me opozitën”,- tha Bumçi në “Ora News”.