Merkel-Ramës: Kemi folur në telefon, do të bëjmë progres për Integrimin
Në kuadër të Samitit të Berlinit, kryeministri Edi Rama i’u drejtua kancelares gjermane Angela Merkel, me falënderimet se ajo po mban gjallë procesin, si dhe akuzoi nacionalizmat europiane që po shtypin ëndrrën europiane të Ballkanit Perëndimor.
Merkel në fund të fjalës së Ramës, e falënderoi për këndvështrimin e tij të drejtpërdrejtë në lidhje me Integrimin dhe tha se shpreson që të bëhet më shumë progres.
“Faleminderit i dashur Edi për tablonë mjaft të drejtpërdrejtë sipas këndvështrimit tuaj. Kemi folur së fundi në telefon dhe shpresojmë që do të bëjmë progres”, tha Merkel.