Merkel: Shumica e kërkesave britanike lidhur me ”Brexit”-in mëse të arsyeshme

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh sot, një ditë para samitit evropian, vendimtar për të ardhmen e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, se pjesa më e madhe e kërkesave për reformat e kërkuara nga Londra janë të arsyeshme.

“Këto kërkesa nuk janë veçanërisht në interes të britanikëve, në gjëra të caktuara dhe në çështje të caktuara, pasi disa pika janë mëse të arsyeshme dhe të qarta”, u shpreh ajo para Bundestagut në një fjalim të mbajtur mbi qëndrimin e Gjermanisë para samitit të së nesërmes.

Edhe për çështjen e ndjeshme atë të kufizimit të përfitimeve sociale për shtetasit e vendeve të tjera të BE-së, Merkel mbështeti kryeministrin David Cameron.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto kërkesa janë po aq të justifikuara sa edhe të kuptueshme, është e qartë se çdo vend anëtar duhet të mbrojë sistemin e tij social kundër abuzimeve”, tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?