Mero Baze, njeriu i oborrit të Edi Ramës, shkruan kundër Majkos

Edi Rama i mërzitur me statusin e Ministrit Pandeli Majko, kur ky i fundit shkroi se ishte Kryepeshkopi Janullatos që ndërhyri për zgjidhjen e krizës në kufi; nxori me detyrim Mero Bazen të bëjë një shkrim.

Gazeta “Tema” dihet se mbetet në oborrin e qeverisë ndaj bëri detyrën e radhës duke ndihmuar kryeministrin e duke sulmuar Pandeli Majkon.

Mësohet se ministri Pandeli Majko, dy herë ish-kryeministër dhe njeriu që mund të marrë drejtimin e PS-së pas humbjes së zgedhjeve parlamentare prill 2021, do të dalë me një tjetër status, por këtë herë për Mero Bazen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja një fragment i zotit Mero Baze botuar në gazetën Tema, gazetë jo vetëm e afërt me PS, por krejtësisht e kryeministrit:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Por më e ligë se kjo beteja pas pilafi e Ilir Metës, mu duk protagonizmi fallco i Pandeli Majkos. Ministri i Diasporës paskësh telefonuar hirësinë e tij, kryepeshkopin Anastas.

Hirësia e tij, kryepeshkopi Anastas, jam i bindur që nuk do të linte gjë pa bërë, që ajo krizë  të mos ndodhte, edhe nëse ishte në dorë të Zotit, edhe nëse ishte në dorë të grekëve, apo shqiptarëve. Do ta bënte këtë dhe pa i telefonuar Pandeli Majko, pasi është personaliteti më me ndikim në hapësirën Shqipëri-Greqi, e më tej.

Por hirësia e tij në këtë rast kishte në dorë vetëm për t’u lutur në meshën e mëngjesit të dielën e kësaj jave për vuajtjet e emigrantëve se gjë tjetër nuk ka pasur çfarë të bëjë.

Ne nuk ishim para ndonjë komploti nga pala greke dhe hirësia e tij të na ndihmonte pas telefonatës Pandeliut. Nuk ishim as përballë ndonjë qëndrimi nacionalist, apo sherri nga pala shqiptare, që ai ta zgjidhte. As Qeveria greke nuk e zgjidhte dot më atë krizë, pasi duhet të ndryshonte rregullat e veta, gjë që nuk kishte pse ta bënte, se i kishte njoftuar qytetarët në kohë.

Pandeli Majko, thjesht ka shqetësuar hirësinë e tij Anastas, në atë moshë dhe në atë gjendje shëndetësore, për të justifikuar strukjen e tij në vilën e pushimit në Golem dhe mos shfaqjen publike si ministër i Diasporës në Kakavijë, ku të paktën të shpërndante ato lojërat “Mos u nxeh”, se e bëri që e bëri atë tenderin në mes të pandemisë.

Por nga ana tjetër mund të jetë i qetë, pasi nuk është se ra në sy mungesa e kontributit të tij në këtë krizë. Më shumë ra në sy hipokrizia e tij pas betejës dhe shkopi magjik që ka paska shpikur për zgjidhjen e krizës.

Ndjesë hirësisë së tij, kryepeshkopit Anastas, që duhet ta përfshijmë në këtë debat, por nuk e ka prej nesh këtë telash. E ka prej Pandeliut, që mirë që i ka prishur qetësinë dhe e ka bërë të vuajë pamundësinë e ndihmës ndaj emigrantëve, por do ta keqpërdorë këtë, sikur ne kishim një krizë me Greqinë e na duhej të na e zgjidhte një mik i madh i shqiptarëve dhe grekëve, siç është hirësia e tij kryepeshkopi Anastas…”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?