Merr flakë pallati në Astir, gruaja hidhet nga kati i tretë t’u shpëtojë flakëve dhe vdes në spital. Plagoset i biri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Astir të kryeqytetit, ku një grua është hedhur nga kati i tretë i pallatit për t’i shpëtuar flakëve në apartamentin e saj.

News 24 bën me dije se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në spital. Ajo është identifikuar si shtetasja Hava Osmanaj, ndërkohë që i lënduar ka mbetur dhe djali i saj, Klodjan Osmenaj, 36-vjeç, i cili po merr kujdesin e nevojshëm në spital.

Në tentativë për t’i shpëtuar furisë së flakëve gruaja është hedhur nga dritarja e banesës, por s’ka mundur dot të mbijetojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55, në katin e tretë të një pallati në Astir. Ka dyshime që 36-vjeçari të ketë probleme të shëndetit mendor. Nga të dhënat paraprake ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?