Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi: Sot, Policia e Shtetit më e besueshme dhe apolitike. Jemi afër standardeve të BE

Komunikimin e parë si ministër i Brendshëm, Bledi Çuçi e nisi me sondazhin e bërë nga një agjencia suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit. Duke u bazuar edhe në rezultatet e anketimit, ministri i ri tha se sot Policia e Shtetit është shumë më tepër apolitike, dhe shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën.

”Perceptimi për punën e bërë të Policisë së Shtetit nga viti 2013 deri më sot është jashtëzakonisht pozitiv. Ky sondazh vjen në një moment specifik sepse javën e fundit kemi përjetuar një situatë jo të zakonshme apo nga një rast krejtësisht i veçuar, i cili nuk ka lidhje me të gjithë trajektoren e punës së policisë, por që nxori në sipërfaqe të gjithë atë kategori njerëzish, të cilët nuk rënë rast pa hedhur baltë mbi punën e policisë dhe qeverisë. Rezultatet e sondazhit kanë dalë para ngjarjes së veçuar të para 10 ditëve. Sot, Policia e Shtetit është shumë më tepër apolitike, është shumë më tepër e besueshme nga publiku për punën që bën. Publiku e sheh me shumë më tepër respekt punën e policisë që prej vitit 2013”,-tha Çuçi.

SHKARKO APP