Merret në mbrojtje Eduart Kapri, masa të shtuara sigurie pranë banesës
Policia ka shtuar masat e sigurisë për kandidatin demokrat për bashkinë e Pogradecit Eduart Kapri dhe familjen e tij pas kërcënimit të pak ditëve më parë ku i kërkohej të tërhiqej.Mesohet se pranë banesës së Kaprit janë shtuar forcat e policisë të cilat besohet se janë të angazhuara në një plan për të siguruar jetën e tij dhe familjes.
Prania e forcave të policisë është konfirmuar edhe nga kandidati Eduart Kapri, por ky i fundit, në një reagim telefonik tha se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për marrjen në mbrojtje të tij dhe familjes.Pak ditë më parë, Partia Demokratike denoncoi kërcënimin e kandidatit Kapri përmes një mesazhi ku i kërkohej të tërhiqej nga gara ose në të kundërt do ti zhduknin një prej familjarëve.
Për këtë policia e Pogradecit zyrtarisht njoftoi se ka nisur një hetim.