Merret sot në pyetje, Ilir Meta mbërrin në Prokurorinë e Posaçme
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lënë qelinë për të shkuar në SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokurorët e posaçëm.
Edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Kryetari i Partisë së Lirisë u arrestua në 21 tetor 2023 me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndaj Metës, SPAK-u ka kryer një hetim pasuror dhe dyshohet për mosdeklarim pasurish, korrupsion dhe pastrim parash.
Ai po qëndron në burg, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi masën arrest në burg.