Mes batutash Rama apelon: Kush nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet
"Kush nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet". Kështu është shprehur sot kryeministri Rama, ku ndryshe nga vitet e tjera voton në një tjetër qendër votimi, në Surrel, pranë banesës së re. Ai hodhi votën i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, rreth orës 10.30 në shkollën “Ymer Lala”. “I bëj thirrje të gjithëve që të dalin të votojnë, duke votuar sot marrin pjesë në një proces historik të vulosjes së një reforme historike për Shqiëprinë, siç është reforma administrativo- territoriale. Pavarësisht se për kë votojnë, të gjithë ata që votojnë janë qytetarë të lirë dhe që meritojnë respekt. Kush nuk voton, nuk ka të drejtë te ankohet”, deklaroi Rama. I pyetur nga gazetarët se si ndihet që voton për herë të parë në Surrel, ai është përgjigjur: “Si një katunar me fat”, duke mos lënë pas batutat.