Mes zhurmës, votohen nen për nen 10 projektligje në Kuvend

Ka zgjatur rreth 12 minuta seanca plenare e ditës së sotme. Deputetët e opozitës këtë herë vendosën të protestojnë në një formë tjetër.

Ata mbushën vendet ku ulen me pankarta kundër qeverisë si dhe u vendosën rresht para foltores me pankara në duar.

Pavarësisht kaosit kryeparlamentarja Nikolla nisi miratimin e ligjeve, ndërsa demokratët tentuan ta pengojnë me zhurmuese në Kuvend.

E megjithatë ligjet e parashikuara në rendin e ditës u votuan sikurse herët e tjera vetëm nga deputetët e mazhorancës.

SHKARKO APP