Mesazh për Ramën, ambasadorja e SHBA takon Ditmir Bushatin në Shkodër

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Shkodër, ku ka takuar kryebashkiaken e këtij qyteti Voltana Ademi. Ndërsa dje në mbrëmje diplomatja amerikane ka takuar dhe ish-ministrin e jashtëm dhe njëkohësisht deputetin socialist Ditmit Bushati. Fotoja nga darka e tyre është siguruar nga televizioni “TV1Channel”, në Shkodër.

Ende nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit në takimin mes tyre, pasi ende nuk ka asnjë reagim nga ata lidhur me këtë darkë. Ish-ministri, Ditmir Bushati njihet si një ndër të paktët kritikë brenda PS-së ndaj Edi Ramës.

Takimi vjen pak kohë pas Ditmir Bushati është larguar nga Edi Rama nga drejtimi i PS-së së Shkodrës dhe ditët e fundit nuk kanë munguar sulmet e deputetëve të PS-së ndaj kolegut Bushati.

Disa ditë më parë, në mbledhjen e parë si drejtues i Qarkut të Shkodrës, Ilir Beqaj tha se nuk dihej se ku ishte ish-ministri. “Bushati ka 14 muaj që e ka lënë PS Shkodër dhe nuk mund të themi si e la ai PS-në këtu. Zoti Bushati është deputet dhe nuk e vendosim ne nëse është apo jo, dhe aktualisht nuk ndodhet as në Tiranë dhe as në Shkodër”,- shprehej Beqaj.

Diplomacia funksionon me mesazhe dhe nga takimet e Yuri Kim në Shkodër bie në sy se ka takuar vetëm Voltana Ademin, e vetmja kryebashiake e opozitës në gjithë vendin dhe kritikun e vetëm në PS të modelit qeverisës së Edi Ramës, ish-ministrin Ditmir Bushati.

Ambasadorja e dha mesazhin për Rilindjen që të mos largojnë kritikët dhe personalitetet.

SHKARKO APP