Mesazhet e qytetarëve për Ramën: Ky është dimri yt i fundit në politikë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka replikuar me disa qytetarë, të cilët i kanë komentuar në Facebook-un e tij.

Edhe pse zakonisht komentet në profilin e kryeministrit kontrollohen nga stafi, numri i qytetarëve që kanë shprehur ankesa ka qenë më i madh se mundësitë e ekipi të kryeministrit për t’i moderuar. Në komente vihet re se qytetarët i kërkojnë Ramës që të largohet. Njëri prej tyre i thotë se “ky është dimri i fundit”.

Si përgjigje kreu i qeverisë thotë se nuk ia bën dot qejfin që të largohet, pasi do të vendosë populli. “Për ty është dimri i fundit” i thotë një qytetar Ramës. “Ah ndjesë, nuk ta bëj dot qejfin për këtë, e ka në dorë populli këtë çështje”, i përgjigjet kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa një tjetër komentues i thotë: “Të erdhi koha të largohesh nga ajo karrige, se je bërë i neveritshëm…”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata që përdornin dhunën për karrigen kanë ikur përgjithmonë, ndërsa kupën e jep populli kështu që mos u mërzit”, përgjigjet Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?