Mesazhet e Ramës në Athinë, kryefjalë e analizave politike në Greqi: Rol udhëheqësi në Ballkan

Mesazhet e kryeministrit Edi Rama gjatë takimit historik me shqiptarët në Athinë, kanë zaptuar titujt kryesorë të mediave greke. Mesazhet e fjalimit patriotik të kryeministrit shqiptar janë analizuar një e nga një, duke i dhënë një lexim të tyre.

Gazeta ”Ta Nea” ka bërë një analizë të veprimeve të Edi Ramës, duke e cilësuar atë si një tentativë për t’i dhënë Shqipërisë një rol udhëheqësi në Ballkanin Perëndimor, duke e shoqëruar me pyetjen nëse do të mund t’ia dalë.

”Nën drejtimin e Ramës, Tirana vjen për t’u paraqitur me disa përjashtime, në lidhje me ndjekjet specifike dhe si faktor stabiliteti në Ballkan dhe jo “djali i keq” që ishte disa vite më parë, kur mendohej se po nxisnin tensione në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe gjetkë, përmes pakicave shqiptare. Nuk është rastësi për më tepër që Rama arriti të ketë një marrëdhënie të mirë edhe me Vuçiçin, edhe pse në teori ai kryeson konkurrentin e madh të Shqipërisë në rajon”,-shkruhet në artikullin e medias ”Ta Nea”.

Analizat greke për kreun e qeverisë shqiptare duket se do të vijojnë ende, aq më shumë kur katalizatori i ngrirjes së marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, Alfred Beleri vijon të jetë i preferuari i politikës së Athinës, pavarësisht vendimeve të institucioneve të Tiranës.

SHKARKO APP