Mesazhet e shkëmbyera mes Veliajt e Kosovës

 

Ashtu siç edhe pritej, fushata elektorale (ende jozyrtare) për Bashkinë e Tiranës ka nisur në një klimë pozitive dhe qytetare, çka në fakt përfaqëson më së miri edhe vlerat dhe formimin qytetar të gjithë kandidatëve që janë rreshtuar në këtë garë.

Vetëm një ditë pas zyrtarizimit të tyre, dy kandidatët kryesorë në këtë garë, kandidati i mazhorancës, Erion Veliaj dhe ai i së djathtës, Halim Kosova, kanë shkëmbyer mesazhet e para direkte duke i uruar njëri-tjetrit suksese, çka premton gjithashtu në vijim një fushatë perëndimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka qenë kandidati i së majtës, Erion Veliaj ai që ka thyer tabunë, duke marrë guximin të bëjë një veprim të pazakontë në politikën shqiptare duke i dërguar një mesazh telefonik kundërshtarit të tij, Halim Kosova.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas burimeve nga kandidatët, Veliaj në mesazhin e tij telefonik i ka shkruar Halimit se “Jemi gati për një fushatë pozitive dhe ju uroj suksese”.

Nuk ka vonuar përgjigjja e kandidatit të djathtë, i cili i kthen përgjigje po me sms: “Ju falenderoj dhe suksese gjithashtu”. Mesazhe këto që në fakt zbusin jo pak klimën parazgjedhore dhe premtojnë një fushatë ku do mbizotërojnë qytetaria dhe idetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?