Mesazhi i ambasadorit britanik për mazhorancën: Marrëveshja e 5 qershorit nuk duhet të ndryshojë

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, një nga negociatorët për zgjidhjen e krizës politike, ka bërë thirrjen që duhet të respektohet marrëveshja e 5 qershorit. Sipas tij, çdo ndryshim duhet të bëhet në mënyrë transparente dhe të ligjshme.

Nga Shkodra, Norman nënvizoi se çdo sistem që propozohet mund të bëhet funksional, nëse ka vullnet politikë dhe konsensusi për ndryshimet është në dorë të vetë partive politike.

Reforma elektorale është temë e nxehtë dhe Britania e Madhe do ta shohë të implementuar në mënyrën më të mirë. Unë nuk di formën e duhur por çdo sistem bëhet funksional nëse është vullneti politik. Ne ishim ekstremist mbështetës për marrëveshjen e 5 qershorit dhe ajo marrëveshje nuk duhet të ndryshoj. Ndryshimet nëse janë, duhen transparente dhe të ligjshme dhe konsensusi është mes palëve politike“, tha Norman.

Ambasadori britanik thekson se përmes vullneti politik mund të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku populli të thotë i lirë fjalën e tij. “Nëse do të kishte vazhdimësi të reformës duhet të bëhen në mënyrë sa më transparente dhe të jenë në përputhshmëri edhe me konsensusin e duhur. Është detyrë e Këshillit politik për të gjetur një mënyrë funksionale dhe të gjejë një konsensus të përbashkët. Mendoj se kjo është e mundur.

Inkurajoj palët që të gjejnë një konsensus dhe ajo çfarë rekomandoj është që të gjendet një sistem që do funksiononte për Shqipërinë dhe që do i bënte zgjedhjet e 25 prillit të lira dhe të ndershme, kjo është me rëndësi për ne”, u shpreh ambasadori britanik.

Ai shtoi se Britania e Madhe dhe qeveria shqiptare po punojnë ngushtësisht që të luftojnë krimin e organizuar në të gjitha nivelet.

I pyetur se si i sheh përplasjet e fundit në Këshillin politik, zyrtari britanik tha se puna duhet të vijojë normalisht dhe nëse kjo gjë nuk është e mundur mund të duhet të shihet mënyra arbitrimi për ta zgjidhur.

SHKARKO APP