Mesazhi i Fleckenstein dhe Swobodas për lëvizjen e Blushit: Mos u dorëzoni
Ka përfunduar takimi midis deputetes së Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi dhe dy eurodeputetëve, Knut Fleckenstein dhe Hannes Swoboda.
Zonja Hafizi deklaroi për gazetarët se u kishte kërkuar dy eurodeputetëve që të ushtronin presion ndaj PS-së për të hapur kutitë e referendumit.
Hafizi: Një grup përfaqësuesish të forumit evropian kanë ardhur në Shqipëri për të parë si është situata sidomos në partitë e majta. Isha e ftuar si përfaqësuese e përpjekjes mbi atë që po bëjmë që e kemi quajtur “Shqipërinë mbi partinë”.
Shpjegova me detaj çfarë ka ndodhur nga marrja e pushtetit në 2013 dhe sidomos çfarë po ndodh brenda Partisë Socialiste. Iu kërkova të ushtrojnë presion që PS të hapë kutitë e referendumit. Iu shpjegova përpjekjen tonë për të bërë transparent të quajturin referendum në PS. Përgjigjja ka qenë më e bukura e mundshme: Mos u dorëzoni, që do të thotë vazhdoni betejën.
Deputetja deklaroi se do të vazhdojë përpjekjen e saj, duke nënvizuar se sot është më e vendosur se kurrë.
KOHA JONË SONDAZH

