Mesazhi i fortë i Yuri Kim: Kapaciteti më i madh në SPAK sjell më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion u plotësua me 13 prokurorë pas betimit të Manjola Kajanës. Lidhur me këtë ka reaguar ambasada amerikane në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin sociale “Twitter” ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka përshëndetur shtimin e kapaciteteve të Prokurorisë së Posaçme me prokurorë të rinj, ndërsa ka dërguar tjetër mesazh për politikanët e korruptuar në vend.

Sipas saj, reforma në drejtësi nuk ndalet dhe se me rritjen e numrit të prokurorëve të SPAK po ngushtohet laku për të korruptuarit.

Urime ZPP/SPAK për prokurorin e ri që iu shtua ekipit. Kapacitet më i madh do të thotë më pak mundësi për të fshehur të paskrupujt”, shkruan në rrjetet sociale ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

SHKARKO APP