Mesazhi i prokurorit shqiptaro-amerikan në festën e SHBA, Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvilloi sot në Tiranë festën e Pavarësisë së SHBA. Në ceremoni fjala kryesore i është lënë prokurorit-shqiptaro amerikan, Gjon Juncaj, i cili ndodhet në Shqipëri si jurist i misionit të OPDAT të SHBA dhe ofron ekspertizë mbi çështjet e korrupsionit në vend.

Duket se jo rastësisht Ambasada ka zgjedhur që një prokuror shqiptaro-amerikan të japë mesazhet për publikun shqiptar, pak ditë para votimit të reformës në drejtësi. Juncaj tha se një vend e bën të madh mundësitë e barabarta që u jep të gjithë qytetarëve.

Xhon Juncaj: Sot festojmë pavarësinë e një vendi të madh. Si e masim madhështinë e një vendi. Babai dhe nëna im si shqiptarë do t’ju thoshin se në një vend te madh, me shumë punë dhe sakrificë, një mekanikë dhe e shoqja pastruese të dy me prejardhje shqiptare mund ti rrisin dhe ti japin shkollë 4 fëmijëve. Në një vend të madh mund ti rrisin ata fëmijë, me vlerat tradicionale shqiptarë, bukë e kripë dhe zemër të bardhë. Në një vend të madh mund të festojmë jo vetëm domethënien e 4 korrikut, por edhe 28 nëntorin. Do ti thoshim se në një vend të madh, djali i prindërve emigrantë mund të bëhet prokuror, një prokuror që përpara gjykatave të huaja deklaroi me krenari. Heronjtë e pavarësisë nuk nderohen me fishekzjarrë, si amerikan krenar ju them se heronjtë nderohen kur mbahet premtimi i tyre, premtimi për mundësi të barabartë për çdo qytetar, të bëhet edhe në të ardhmen”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?