Mesazhi i Vuçiç për fitoren e Vetëvendosjes: Bisedimet me Kurtin do të jenë të vështira
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, ka deklaruar se, nëse Lëvizja Vetëvendosje del fituese, nuk do të ishte gëzim për të, por që nëse kjo ndodh, Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit doli fituese në zgjedhjet e djeshme në Kosovë dhe kjo paralajmëron, siç ka deklaruar dhe vetë Vuçiç, që dialogu mes Serbisë e Kosovës s’do të jetë aspak i lehtë.