Mesazhi kërcënues në telefonin e Blushit
Deputeti Ben Blushi mori fjalën në Kuvend, sapo ka parë që Edi Rama është futur në sallë. Blushi publikoi një mesazh kërcënues që Elvis Roshi i kishte dërguar në celularin e tij.
“O Blush jam Elvis Roshi. Unë nuk kam bërë asnjë krim. Po borxh nuk të kam ty sa të kem qytetin e Kavajës me vete.
Une tty… dhe këtu janë disa sharje që po ia kursej publikut
Një pyetje kam për Ramen: Ky e ka emrin Elvis apo Ervin?
069700777-
Kush është ky? Ervin apo Elvis?
Kam një pyetje për ty: Pse po ia nxin fatin këtij vendi?
Ku e gjen aftësinë për të mbledhur kaq te paaftë.
Elvisi në Kavajë Shukriu në Dibër.
Me këta njerëz, që kur shkojnë në KQZ kanë frikë të thonë se janë dënuar, por nuk kanë frikë të kërcënojnë.
Elvis Roshi!!! Pppfff” Blushi kërkoi një reagim nga Edi Rama, por kryeministri ka shtrënguar dhëmbët dhe nuk ka folur asnjë fjalë nga vendi ku po rrinte.
Blushi ndërkohë i ka thirrur disa herë në Kuvend: Cohu o frikacak! Fol o frika”…
KOHA JONË SONDAZH

