Mesazhi Kerry: Luftë krimit e korrupsionit

Numri një i diplomacisë amerikane John Kerry tha prerë në Tiranë:luftë pa mëshirë kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipëri. Asnjë kompromis me këto fenomene negative, ishte mesazhi i tij. Ndaj politika shqiptare duhet urgjent të jetë e përgjegjshme që të zbatojë pikë për pikë porositë e mikut më të madh të Shqipërisë që është SHBA. John Kerry përmendi se ishte interesimi i vetë Presidenti Obama që në Shqipëri të vendoset sundimi i ligjit, ndaj reforma e drejtësisë duhet mbyllur që të mos ketë më të fortë politikanë apo kapo biznesi që janë mbi ligjin.

Kryeministri Rama, kryeparlamentari Meta dhe lideri i opozitës Basha duhet patjetër të takohen bashkërisht e hapur para publikut që të debatojnë mbi përfundimin e reformës në drejtësi, sepse në të kundërt vendi nuk do eci siç kërkoi John Kerry, por në drejtimin e kundërt europian.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?