Mesazhi në G7, Panariti: Ndal importeve të mallrave të subvencionuara në origjinë
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, shkruan për takimin G7 në Kanada, për të cilin thotë se duhet të kuptojmë se nëse nuk mbrojnë veten dhe prodhimin vendas, askush nuk na mbron nga rrënimi i konkurencës së pandershme.
”Përtej marrëveshjes për tregetinë e lirë, vendet zbatojnë pa kursim ndaj njëri-tjetrit barriera tarifore. Këtë e bëjnë për të mbrojtur prodhimin e tyre dhe për të ruajtur përparësi në treg”,-shkruan deputeti i LSI-së në facebook.
Duke cituar edhe mesazhin e Presidentit Trump, deputeti i LSI-së thotë se duhet ti themi ndal importeve të mallrave të subvencionuara në origjinë.
”Ky mesazh është edhe për ne, për të penguar diskriminin dhe rrënimin e prodhimit vendas nga “dumping” dhe deformimi i tregut nga importet jashtë konkurencës së ndershme”,-shkruan më tej Panariti.
KOHA JONË SONDAZH

