Mesazhi nga Biden/ Yuri Kim: Luftë korrupsionit. Do punojmë me qeverinë, opozitën dhe qytetarët
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2020, në të cilin theksohej se prioritet ishte lufta ndaj korrupsionit dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Nga ana tjetër ambasadorja Yuri Kim ka zbuluar edhe prioritetet dhe mesazhin nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ku theksohet lufta kundër korrupsionit.
”Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken kanë theksuar përparësinë e ripërtërirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare dhe globale. SHBA do të punojë më shumë se kurrë me Shqipërinë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile, qytetarët e rregullt – në ndjekje të këtij përparësie”,-shkruan Kim në Tiwtter.
Pres. Biden & Sec. Blinken have emphasized renewed priority on defending human rights & fighting corruption as a matter of national & global security. 🇺🇸 will work harder than ever with 🇦🇱 – govt, opposition, civil society, regular citizens – in pursuit of this priority. https://t.co/q0NVQzCcNg
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) March 31, 2021