Mesha e Krishtlindjeve në Vatikan, Papa lëviz me karrige me rrota: Mendoj për fëmijët e gëlltitur nga lufta

Në Vatikan po mbahet mesha e madhe e Krishtlindjeve. Papa Françesku i cili po lëviz me karrige me rrota, tha se lutjet e tij janë për fëmijët, sidomos ata që jetojnë në zona konfliktesh.

“Mendoj mbi të gjithë për fëmijët e gëlltitur nga lufta, varfëria dhe padrejtësia”, theksoi Ati i Shenjtë. “Edhe në këtë Krishtlindje, njerëzimi i pangopur me para, pushtet dhe kënaqësi, nuk i lë vend, ashtu siç bëri Jezusi, më të vegjëlve”, shtoi Papa Françesku, në praninë e 7000 besimtarëve, ndërsa të tjerë e ndoqën meshën nga Sheshi Shën Pjetër nëpërmjet ekraneve gjigante.

“Pas 2000 viteve nga lindja e Krishtit, pas shumë Krishtlindjeve të festuara mes dhuratave, ka një rrezik: dimë shumë gjëra mbi këtë festë, por harrojmë domethënien e saj”.

SHKARKO APP