Mesila Doda: Abdiu mbeturinë politike e së kaluarës, koha e tij mbaroi

Deputetja e PD-së, Mesial Doda një nga nismëtaret e ligjit për hapjen e dosjeve dhe të lustracionit të dorëzuar në Kuvend dhe të hartuar nga shoqëria civile i kërkoi ministrit Erjon Veliaj të mos marrë prerogativat e drejtësisë.

Ndërsa për Avdiun, ish krun e gjykatës Kushtetuese deklaroi se koha e tij ka marrë fund.

Mesila Doda: “Kam dëgjuar 2 eksponentë. Njëri i qeverisë së vjetër dhe tjetri i qeverisë së sotme. Veliaj ka deklaruar se drafti i sjellë përmban nuance antikushtetuese. Dua ti them se nuk është gjykata dhe nuk duhet të marrë prerogativat e drejtësisë as ato të parlamentit. Ndaj duhet të shohë mirë si funksionon sistemi demokratik.

E fundit është për një nga mbeturinat politike të së kaluarës siç është Fehmi Abviu.

I rikërkoj të ketë më shumë edukatë kur kontakton dhe flet me njerëzit në publik për zonja që kanë marrë inisiativa si Ballauri dhe unë. Mbi të gjitha të kuptojë se koha e tij ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. E ka bërë dëm të madh kur shpalli antikushtetues atë ligj që do të duhej ta çonte në pension prej kohësh, por Abdiu dhe Abdinjtë e tjerë nuk do të kenë vend në sistemin demokratik shqiptar në vendimmarrje. Kjo është kërkesë e të rinjve dhe dhjetra e qindra magjistratëve që kërkojnë një sistem më të drejtë për njerëzit”

Deklarata u bë sot paradite nga oborri i Kuvendit, pak minuta pasi opozita u pa të hynte në Kuvend duke i dhënë fund bojktotit më shumë se 5 muajsh.

SHKARKO APP