Mesila Doda: Janë shqetësuar fuksat? Bëjnë shumë mirë
Deputetja demokrate, Mesila Doda, thotë se spiunët janë shqetësuar për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
Ajo thotë bëjnë shumë të mirë të shqetësohen, pasi shprehet e bindur që nisma e ndërmarrë për hapjen e dosjeve, këtë radhë do bëhet realitet.
“Janë shqetesuar fuksat old and new age??? Shumë mirë bëjnë….
Nuk do ketë kryetar partie a shef mediash t’i ndihmojë në hallin që i ka zënë….kot rreken të frustrojnë ndokënd.
Kjo është fushatë e dekomunistizimit të vendit, e betejës me gënjeshtrën dhe krimin e ri e të vjetër në vend…është Nisma e Re për çlirimin e shoqërisë shqiptare nga të vërtetat e patreguara dhe të vetmit aleatë që kërkojmë, janë qytetarët shqiptarë që mendojnë se krimi i vjetër e i ri po na mban peng dhe që kundërshtojnë sistemin e hipokrizisë që po na mbyt prej çerek shekulli.
Jam e bindur se e vërteta na bën mirë të gjithëve, edhe për këtë dosjet duhet të hapen, dhe të inkriminuarit duhet të dalin jashte vendimarrjes shtetërore e institucionale...”, shkruan deputetja demokrate.