Mesila Doda: PD të kandidojë përballë Keti Bazhdarit, Voltana Ademin
Deputetja demokrate Mesila Doda propozon që Partia Demokratike për Bashkinë e Shkodrës të kandidojë kolegen e saj Voltana Ademi. Shkak sipas Dodës për këtë propozim është fakti se Partia Socialiste ka zgjedhur të kandidojë një grua, Keti Bazhdarin. Doda e konsideron një propozim të tillë si një mundësi që kanë partitë për të mos përdorur kriminelët në zgjedhje, por edhe si një model për të treguar mënyrën sesi gratë dijnë të bëjnë politikë.
"Meqënëse të gjithë po merremi me Tiranën, po mundohem të jap një opsion tjetër.
Ka një kandidate grua nga e majta që ka dale tashmë për Shkodrën, Keti Bazhdari. Do më pëlqente shumë që përballë të ishte një tjetër zonjë nga e djathta, une do preferoja kolegen time Voltana Ademi
Me këtë rast, do mund të jepnim shembullin e nje fushate pa kriminele dhe të fortë që përdoren dhe një model se si grate dinë të bëjnë politikë dhe ti shërbejnë komunitetit të tyre shume më mirë se burrat politikanë", shkruan Mesila Doda në Facebook