”Mësuesi i vitit 2022”, Rama me kritika: Drejtimi i shkollave është ende një sfidë e hapur
“Mësuesi i Vitit 2022”, është ceremonia që po mbahet në ambientet e Kryeministrisë, ku në fjalën e tij, kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se drejtimi i shkollave është ende një sfidë e hapur. Po ashtu Rama theksoi edhe se sistemi arsimor ka përparuar krahasuar me vite më parë kur mësuesit futeshin në punë nga partitë politike apo duke blerë vendin e punës me para.
”Sot nuk kam diskutim për paprekshmërinë e figurës së mësuesit nga orekset e politikës dhe klientelave. Procesi i rekrutimit është një proces i konsoliduar, dihet se ripërtëritja e trupës së mësuesve, vakancat në vendin e punës kalojnë përmes portalit mësues për Shqipërinë. Na ka lehtësuar nga barra e ndjenjës dhe përgjegjësisë për sistemin e mëparshëm. Kur mendon se këto sot kanë marrë fund, mund të ketë raste sporadike, është një arsye për të marrë frymë lirisht.
Nuk kanë qënë ndolli të një shekulli më parë por të disa viteve më parë. Duket sikur është një përrallë nga e kaluara por ka qënë pjesë e jetës së mësuesve, përfshirja me forcë në takime elektorale.Sot jo vetëm që nuk kemi të tilla gjëra por po bëjmë cmos që brenda sistemit të ketë një mekanizëm vlerësimi që u jep mësuesve atë që u takon dhe të përmirësohen shkollat”.