Met Veliu sot na shpjegon se Rama është akoma vlla me Meten
Edi Rama dhe Ilir Meta po mundohen te shpjegojne se nuk jane ftohur apo se shkojne mire, ndonese nuk dalin bashkerisht. Kur kane dale per ngjala apo per show e kane bere dhe mjeshtrisht daljen publike bashkerisht .Meqenese po mundohen te thone se nuk kane probleme, porse sa me shume shpjegohen aq me shume vertetojne se nuk flasin me njeri tjetrin. Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar një tjetër intervistë në media për të folur për marrëdheniet me aleatin qeverisës, LSI –në. Dhe kësaj here ka përdorur një interivstë me gazetarin e Top Channel, Met Veliu, për të hedhur poshtë me argument lajmet që janë publikuar në media muajt e fundit. Vetë gazetari, duke lajmëruar se intervista do të transmetohet në lajmet e sotme në TCH, shkruan për këtë temë: “Kryeministri jep argumentat e tij përse nuk ka probleme mbrënda koalicionit sic është përfolur masivisht në media gjatë dy muajve të fundit.” Kryeministri ka mohuar që te këtë probleme me Metën edhe në një tjetër intervistë të dhënë për gazetën “Dita” gjatë kohës që po pushonte në jug. Megjithatë ai nuk është parë prej kohësh me Metën në publik. Sipas burimeve të lapsi.al Rama e Meta i kanë ndërprerë komunikimet, ndërkohë që marrëdhëniet mes PS e LSI po acarohen edhe në bazë, pasi përfaqësues te PS po e akuzojnë LSI si shkaktare të humbjes së bastioneve.
Bile pritet qe Viktor Tusha ne nje interviste te prishme do te thote se ishte direkt Mimi Kodheli qe ka sabotuar fitoren e LSI ne Lezhe.