Meta: 2023 do të jetë viti i ndryshimit, 80 % e shqiptarëve jetojnë në skamje
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se viti 2023 do të jetë viti i ndryshimit, dhe se 80% e shqiptarëve tha se jetojnë në skamje.
Pjesë nga biseda
Balla: Si shkuan muajt e parë të lirisë politike?
Meta: Unë mendoj se kanë shkuar shumë normalisht edhe ishte një përgatitje pikërisht për vitin e ndryshimit.
Balla: Jeni i bindur, se shifrat flasin ndryshe?
Meta: Nuk habitem unë nga sondazhet dhe lajmet, e dimë si funksionon. Shifrat flasin qartë, 80% e shqiptarëve jetojnë në nivelet e varfërisë. Asgjë nuk e shmang ndryshimin i cili do të vijë në 14 maj.
Balla: E di këtë. Është misioni i çdo opozitës. Ju dukeni që e keni marrë opozitën e mirëfilltë, por duket sikur partia tjetër nuk është gati për një gjë të tillë.
Meta: Nuk shoh luftë civile. Shoh një pengmarrje të vulës së PD nga shteti i kapur nga Rama.