Meta: 21 Qershori, komfirmim që vendi po ecën në rrugën e duhur

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët me strukturat e PS-së dhe LSI-së në Tepelenë, ku u bë dhe prezantimi i kandidatëve të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë Tepelenës, Tërmet Peçi dhe për Bashkinë e Memaliajt, Durim Roshi.

Meta vlerësoi dy kandidatët për eksperiencat në administrimin e dy bashkive, si dhe mundësitë më të mëdha për të zhvilluar projektet e tyre falë reformës administrative.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shpreh bindjen se hapësira që u jepet këtyre bashkive, do të japë një frymëmarrje tjetër.
Pjesa më e vështirë që lidhet me periudhën e parë të qeverisjes, kur gjetëm një trashëgimi të vështirë nga borxhet ka kaluar, dhe se reformat aktuale do të jenë të prekshme nga të gjithë qytetarët e Tepelenës dhe Memaliajt”, tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se Aleanca për Shqipërinë Evropiane do të konfirmojë me votat që do të fitojë në të gjithë vendin se është në rrugën e duhur.

"Do të konfirmojmë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur dhe unë jam i bindur që Tepelena dhe Memaliaj do ti thotë një “po” shumë të fortë këtij drejtimi sepse e ka zgjedhur vetë në 23 qershor të vitit 2013”, theksoi mes të tjerave kryetari i LSI-së.

Në këtë takim morën pjesë dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, prefektja e Gjirokastrës, kandidate në zgjedhje për Bashkinë e Gjirokastrës, Zamira Rami, deputetët Vangjel Tavo dhe Dashamir Kamberi si edhe Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?