Meta: Agresioni ushtarak ndaj Ukrainës përbën kërcënim direkt ndaj sigurisë europiane
Situata prag-lufte mes Rusisë dhe Ukrainës, ka shqetësuar Europën. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta thotë se agresioni ushtarak ndaj Ukrainës përbën kërcënim direkt ndaj sigurisë europiane. “Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike”.
Postimi i plotë
Bashkohem me shqetësimin e partnerëve tanë të NATO-s për rritjen e paprecedentë të numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën dhe kërcënimit për fillimin e një agresioni ushtarak ndaj një vendi sovran dhe mik.
Kërcënimi dhe eventualisht agresioni ushtarak ndaj Ukrainës përbëjnë kërcënim direkt ndaj sigurisë evropiane dhe shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.
Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike.