Meta: Anti-KÇK, zhurmë për të hequr vëmendje
Teksa ka paralajmëruar se do të bëjë fakte të tjera publike për të treguar se si qeveria po kap shtetin, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se ”Anti-KÇK” është vetëm një zhurmë për të tërhequr vëmendjen nga instalimi i grushtit të shtetit.
”Është përgjegjësi e imja t’i qëndroj betimit që kam bërë me dorën në Kushtetutë dhe me zemër deri në datën 24 korrik 2022. Se çfarë bën Kuvendi i Shqipërisë e dinë ata. Zero mundësi që presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra e tij si kryetar i shtetit dhe misioni i tij për të mbrojtur Kushtetutën. Së dyti, pse nuk kam qenë për të thirru Veneciam? kam qenë partizan kryesor që Reformën në Drejtësi, do ta bazonin në rekomandimet e venecias, se vetëm këtë nuk e kontestonin. Dhe vetëm bazuar mbi këto rekomandime në arritën atë konsesus që luftuam aq shumë për ta punuar. S’kishte gjë më fyese që të vinte Venecia këtu. A ka ndonjë fëmijë që të mos e kuptoj që neni që e ka shkruar vetë Venecia për radhën e emërimeve në drejtësi. Kjo nuk është çështje juristësh, çdo ditë do të keni prova të reja dhe më të rënda. Nuk ka asnjë institucion të Reformës në Drejtësi që është ngritur brenda afateve të përcaktuara nga afati, por ishin shumë të insistuar për të respektuar afatet që e kishte caktuar vetë Dvorani. KÇK zhurmë për të vogëluar përpjekjen për kapjen e shtetit dhe instalimin e grushtit të shtetit, nuk ka nevojë për tanke dhe gaz, por me letra dhe ligje”.