Meta apel ndërkombëtarëve: Nëse do të kishit reaguar në kohë do ishte shmangur ngjarja në Elbasan

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë një apel drejtuar ndërkombëtarëve në lidhje me situatën e tensionuar të ditëve të fundit përpara zgjedhjeve të së dielës.

Kreu i shtetit kërkoi nga ndërkombëtarët të jenë parimor dhe të reagojnë në kohë, pasi po të kishin bërë këtë gjë do të ishin shmangur ngjarjet e rënda në Kavajë dhe Elbasan.

Sipas Metës, Rama është burimi i tensionit në Shqipëri dhe gjithçka nisi me prishjen e njëanshme të marrëveshjes së qershorit.

“Edi Rama është burimi i tensioneve në Shqipëri. Ka shkelur ligjin kushtetutën, ka blerë votat, ka kapur Drejtësinë dhe do ta bëjë Shqipërinë Shijak e Dibër. Rama i kërkoi Damianit tërmet dhe në Vlorë për të treguar se nuk do t’ia dijë për Europë. Thirrje ndërkombëtarëve të jenë më parimorë dhe të reagojnë në kohë. Nëse nuk do kishin lejuar prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit situata do të ishte më e qetë. Nëse do të kishin reaguar për ngjarjen në Kavajë, nuk do të ndodhte vrasja në Elbasan. Edi Rama do të përpiqet të shpëtojë me rrethanë lehtësuese. Do tregojë kartelën. Do të ketë ligj special për këdo që shkel ligjin”, u shpreh Meta.

SHKARKO APP