Meta: Ballkani ka shanse më të mëdha për tërheqjen e investitorëve të huaj

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti Ministrin për Tërheqjen e Investimeve të Huaja të Maqedonisë,  Arlind Zeqiri, me të cilin biseduan mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në drejtim të promovimit të rajonit ndaj komunitetit të investitorëve të huaj.

Kryetari i Kuvendit, Meta dhe Ministri Zeqiri ndanë bindjen e përbashkët se në kontekstin aktual gjeopolitik botëror i gjithë rajoni i Ballkanit ka shanse më të mëdha për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe në këtë kuadër, të dy vendet fqinje duhet të punojnë më ngushtë për koordinimin e qasjeje rajonale për investimet si dhe në përgatitjen e projekteve ndër-kufitare ku ndërlidhja infrastrukturore mbetet prioritet.

Meta u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë përshëndet pjesëmarrjen e të rinjve shqiptarë profesionistë në qeverisjen e Maqedonisë dhe theksoi se cilësia e përfaqësimit politik shqiptar në Maqedoni i shërben rritjes së zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së zonave me popullsi shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim,  Meta rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj proceseve integruese euro-atlantike të Maqedonisë dhe theksoi se  mbarëvajtja e zgjedhjeve të dhjetorit do t’i shërbejë stabilitetit dhe avancimit të këtyre proceseve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?