Meta: Basha as denjoi të regjistrohej në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit, datë që e vendosi vetë

Në konferencën për shtyp, Presidenti i Republikës Ilir Meta ndër të tjera tha edhe se kreu i PD Lulzim Basha nuk denjoi të regjistrohej në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit, datë që e vendosi edhe vetë, pasi i kërkoi që të anulonte zgjedhjet e 30 Qershorit të 2019. Po ashtu tha se me veprimet e tij, Basha mbështeti kreun e Rilindjes me sulmet ndaj presidentit.

”Bojkoti i Bashës që e kishte kërkuar vetë ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të caktuar nga PS-ja. Lulzim Basha nuk i shërbeu as vendit as opozitës, duke përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore.

Ai nuk e mbështeti pesidentin e Republikës në zbatimin e dekretit, por mungesa e kësaj, u përdor nga mazhoranca nga Komisioni hetimor dhe nga Venecia për të treguar se presidenti nuk donte të bënte zgjedhje. Basha mbështeti kreun e Rilindjes edhe për kapjen e pushtetit lokal.

Me veprimet e tij mbështeti kreun e Rilindjes me sulme ndaj presidentit. Nuk e respektoi as Lulzim Basha dekretin për zgjedhjet e 13 tetorit. Me mosparaqitjen u vendos hapur kundër institucioneve të presidenti, me sulmin e tyre edhe për grabitjen e këtij institucioni”.

SHKARKO APP