Meta: Bashkëpunim me Kosovën kundër terrorizmit
Gjatë takimit që zhvilloi sot në Kuvend me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës z. Skënder Hyseni, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu mbështetjen e Shqipërisë për forcimin institucional dhe demokratik të Kosovës si një nevojshmëri për mirëqenien e qytetarëve dhe si një domosdoshmëri për rajonin.
Z. Meta dhe z. Hyseni biseduan mbi rritjen e bashkëpunimit mes dy ministrive të brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së sigurisë rajonale dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar.
Kryetari i Kuvendit Meta shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me zonën Schengen, dhe theksoi se Shqipëria dhe Kosova, si dhe të gjitha vendet e rajonit tonë duhet të eliminojnë barrierat që pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.
KOHA JONË SONDAZH

