Meta: Bashkëpunim rajonal në funksion të integrimit në BE

Forcimi i perspektivës europiane për secilin vend të rajonit tonë është kyç për thellimin e bashkëpunimit mes tyre.

Kështu u shpreh Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të Presidencës shqiptare të Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor (SEECP), e cila po diskuton rreth shkëmbimit të përvojave të vendeve të rajonit tonë në procesin e integrimit.

Meta e vlerësoi takimin si një përpjekje për ta kthyer SEECP në një platformë bashkëpunimi të të gjitha vendeve të rajonit, në mbështetje të axhendës së përbashkët të integrimit në BE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Kuvendit theksoi se zhvillimet e fundit në hapësirën europiane, situata në Lindjen e Mesme, sfidat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kriza globale na detyrojnë ta shohim të ardhmen tonë me një shikim më të mprehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pavarësisht, lodhjes së disa vendeve nga zgjerimi i BE, të cilin ne këtu vazhdojmë ta shohim si projektin politik dhe gjeostrategjik më të suksesshëm për garantimin e paqes e stabilitetit. Ne sot kemi më shumë arësye për të rritur ndjeshëm bashkëpunimin tonë rajonal”, u shpreh Meta, ndërsa shtoi se forcimi i perspektivës europiane për secilin vend të rajonit tonë është kyç për thellimin e bashkëpunimit.

“Koha e politikave të vjetëruara dhe nacionalizmave destruktive ka kaluar tashmë në Ballkan dhe sot është koha e qasjes pragmatike, duke shembut barrierat administrative dhe duke hapur rrugë t e zhvillimit ekonomik. Kjo do të sjellë më shumë mundësi punësimi për qytetarët dhe më tepër stabilitet për gjithë rajonin", tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?