Meta bën akuzën e fortë: Rama nxit grupet kriminale për vrasje, nën presion nga aferat

Në konferencën me gazetarët këtë të mërkurë në selinë e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lëshuar një akuzë të fortë për kryeministrin Edi Rama. Meta nënvizoi se kreu i qeverisë në momentin që vihet nën presion për zbulimin e një afere korruptive, nxit grupet kriminale që të kryejnë vrasje e akte.

E gjitha kjo sipas Metës bëhet për të evituar që vëmendja të fokusohet tek korrupsioni i Edi Ramës dhe që kronika e zezë të jetë në faqe të parë të të gjitha mediave. “Në bashkëpunim me grupet kriminale, kur ka ngjarje, kur dalin gjëra në lidhje me korrupsionin. Ai nxit grupet kriminale për të kryer akte, për të dalë kronika e zezë në faqe të parë të mediave, mos u habisni dhe për këtë”.

Nga ana tjetër, Meta pohoi edhe se ora e llogariedhënies përmes referendumit po vjen, dhe se sipas tij qytetarët do të vendosin sistemin e kablur politik para drejtësisë. Po ashtu ai theksoi edhe se Partia e Lirisë do të bëjë çdo gjë.

“Objektivi ynë është vetëm një, Edi Rama. Ai është kryeoligarku i Shqipërisë, të tjerët janë nënkontratorë të Edi Ramës. Ora e shtetit po vjen, ora e ligjit po vjen, të jeni të sigurt, ora e qytetarëve të lirë të cilët do e vendosin këtë sistem të kalbur, përfundimisht jo vetëm në muze, por edhe përpara drejtësisë dhe do të instalojmë llogaridhënien përmes referendumit, po vjen dhe nuk do të ndalet. Partia e Lirisë do të bëjë çdo gjë”.

SHKARKO APP