Meta: Berisha është politikani më euro-atlantik, marrëdhënia me Yuri Kim është bashkëpunuese dhe pozitive

Aleanca dhe marrëveshja e firmosur me kreun e PD-së, Sali Berisha për zgjedhjet e 14 majit 2023, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se do të jetë në dobi të vendit dhe demokracisë. I ftuar në “Zona Zero” në Top News, Meta tha se kandidatët që do zgjedhin dy palët e bashkuara për të dalë në garë më 14 maj ende nuk janë caktuar, pasi sipas tij prioritet është bashkimi në interes të vendit.

”Marrëveshja me Berishën është për të shpëtuar vendin, demokracinë, pluralizmin dhe të ardhmen e vendit. Emri kandidatit për kryetar bashkie dhe cilësitë e tij, janë shumë të rëndësishme. Nuk kemi hyrë në detaje të tilla për zona të lira më Partinë Demokratike. Për Partinë e Lirisë prioritet është të mbizotërojë interesi vendit”.

Meta u shpreh i palëkundur se çështja e Berishës me SHBA nuk do të ndikojë në aleancën e tyre. Kurse për ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, Ilir Meta theksoi se ka marrëdhënie bashkëpunuese dhe pozitive.

“Asnjë politikan nuk ka pasur dhe nuk ka raporte më të qarta me SHBA. Interesi kombëtar është dominat për Metën, ndërkohë raportet do jenë të shkëlqyera me këto vende. Me Yuri Kim kam marrëdhënie shumë bashkëpunuese dhe pozitive. Prioriteti im për momentin është kriza, rinia, shpopullimi, politikën e Jashtme dhe gjithçka rreth saj do ja lë në dorë zotit Agim Nesho”.

SHKARKO APP